Ky është çmimi rekord i një bilete për finalen e Botërorit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ky është çmimi rekord i një bilete për finalen e Botërorit
1-Boterori
02/04/2026 - 15:51
Linku u kopjua

Shitja e parë e hapur e biletave për Kupën e Botës 2026 ka zbuluar shifra rekord, ku një biletë për finalen e madhe arrin deri në 10,990 dollarë.

Sipas BBC Sport, ky konsiderohet si çmimi më i lartë i regjistruar ndonjëherë për një hyrje të thjeshtë (general admission) në një ndeshje futbolli.

Kjo rritje është parë me skepticizëm, pasi në planet fillestare të kandidaturës së SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, ishte premtuar se çmimi maksimal për finalen nuk do t'i kalonte 1,550 dollarët.

Përveç kostove të larta, tifozët u përballën me pritje të gjata deri në gjashtë orë dhe defekte teknike në faqen zyrtare të FIFA-s.

Raportohet se institucioni po përdor "çmimet dinamike", duke i rritur ato në bazë të kërkesës, gjë që u cilësua nga kritikët si një "tradhti monumentale".

FIFA ka njoftuar se: "Bileta të reja mund të nxirren në shitje për çdo ndeshje deri në momentin e fillimit të lojës".

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026