QMF-të në Prishtinë nga nesër pa shërbime higjienike
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se nga nesër (e martë) Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë do të mbesin pa shërbime higjienike. Ai ka shkruar se kompanisë aktuale për këto shërbime i skadon kontrata të hënën, ndërsa Komuna e Prishtinës nuk ka bërë zgjidhje për pagesën e punëtorëve teknikë.

“Nga nesër Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, nuk do të kenë shërbime higjienike fare, pasi që kompanisë aktuale sot i skadon kontrata. Ne disa herë kemi punuar edhe pa kontrata me qëllim që pacientëve tu lehtësojmë vizitat e tyre në QMF, por komuna asnjëherë nuk është përgjigjur për pagesën tonë, andaj ftoj të gjithë punëtorët teknikë në QMF e Prishtinës që mos të kryejnë asnjë shërbim pa u nënshkruar kontratat me ne. Nesër në orën 10: 00 kryetari i Federatës  do të vizitoi QKMF në Prishtinë”, thuhet në njoftim. Ditë më para kanë protestuar edhe punëtorët teknikë në Universitetin e Prishtinës dhe në Qendrën e Studenteve për ngritje pagash.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024