Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë, e cila ofron shërbime për mbi 64 mijë banorë, mungojnë pediatri dhe gjinekologu. Pacientët kërkojnë ndryshime në udhëzimet administrative dhe ankohen për çmimet e larta të shërbimeve në ordinancat private. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë thotë se statuti i QKMF-së në Fushë Kosovë, nuk përfshin këto shërbime, pasi nuk ekziston një maternitet në këtë qendër.
Për shkak të legjislacionit në fuqi, specializimet të cilat gjenden në kujdes parësor, vazhdojnë të punojnë deri në pensionim, porse nuk mund të zëvendësohen me kuadro të reja.Nevojën për pediatër e thekson edhe Afrim Rashica, banor i Fushë Kosovës. Ai thotë se rritja e popullsisë në këtë komunë, rrit kërkesën që të ofrohen shërbime pediatrike.
Edhe Rashica potencon se për shkak të mungesës së këtyre shërbimeve, banorët e Fushë Kosovës duhet të marrin trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ose në klinika private.Shala thekson se ka shumë kërkesa nga banorët për të marrë shërbime nga pediatri dhe gjinekologu. Ai potencon se bashkë me kuvendin komunal kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë që ky udhëzim të ndryshojë, porse kjo e fundit nuk e ka aprovuar.
Përveç kësaj, Shala shprehet se po përballen edhe me mungesë të stafit. Ai thekson nevojën për rritjen e numrit të mjekëve dhe infermierëve, pasi sipas tij, kërkesat për trajtim në këtë qendër janë të mëdha.
Në këtë nen thuhet se në QKMF-të, ku funksionon materniteti, është i domosdoshëm Gjinekologu dhe Neonatologu ose Pediatri, derisa potencohet se punën vazhdojnë në KPSh, si konsulent të Mjekëve Familjarë deri në pensionim.