Gratë dhe të rinjtë e Vetëvendosjes ndezën qirinj pranë Teatrit Kombëtar të Prishtinës në kujtim të 66 grave të vrara si pasojë e krimit të femicidit gjatë periudhës 2000-2022 në Kosovë.
Kryetarja e GVV në Gjilan, deputetja Arijeta Rexhepi tha se për ne nuk janë vetëm numra, janë jetë grash të shuara dhunshëm e padrejtësisht.
Ajo theksoi punën që deputetët dhe qeverisja po e bëjnë për luftimin e dhunës në familje përmes miratimit të ligjeve, ndryshimit të tyre dhe ndarjes së buxhetit për strehimoret që ofrojnë shërbime strehimi për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.
Ndërsa Dea Lala, aktiviste në RVV, foli për rëndësinë që duhet t’ia kushtojmë femicidit në vendin tonë duke u angazhuar njëherit në luftimin e normave patriarkale në shoqëri.
“Drejtësi për vajzat dhe gratë e vrara. Barazi dhe siguri për të gjitha, kudo!”