Qeveria t’i dëgjojë këshillat e Sekretarit Amerikan, kryetarët në veri të dorëhiqen
Lexohet për: 1 min.
Ramush Haradinaj 2022 - Konferenca AAK (2 of 9) (3)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që qysh sot të përfillë këshillat e Sekretarit Amerikan, Blinken dhe të gjithë aleatëve për rikthimin e normalitetit në veri.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se zhvillimet po hyjnë në një fazë të rrezikshme dhe koha nuk pret

“Kjo nënkupton largimin e menjëhershëm të njësive speciale nga objektet e komunave në veri dhe ajo të vazhdojë më detyrat e veta ligjore për ruajtjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të vendit; që kryetarët e komunave nga zgjedhjet e fundit atje, menjëherë të japin dorëheqje; të shpallen zgjedhjet e lira në këto katër komuna, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, me pjesëmarrjen e të gjithëve, pa kushte e me garanca ndërkombëtare; që kryeministri Kurti t’i kthehet implementimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, kjo në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar ai.

https://kosovapress.com/admin/blinken-thekson-nevojen-per-depershkallezim-te-situates-ne-veri-dhe-kthim-ne-dialog/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024