Qeveria e Kosovës nuk ka pritshmëri të mëdha se javën e ardhshme do të largohen masat ndëshkuese nga Bashkimi Evropian, për shkak siç thonë qasjes joparimore të shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Në ekzekutiv deklarojnë se kryediplomati evropian ka pasur qasje të padrejtë ndaj Kosovës, madje e kualifikojnë si të paefektshme edhe mundësinë që në raportin e Borell të përfshihen edhe zhvillimet e fundit në veri sa i përket dinarit dhe shpronësimeve.
Sipas tyre, Kosova s'ka arsye që të shqetësohet edhe nëse nuk hiqen masat, por duhet të pres strukturat e reja në BE për t'i parë cilat do të jenë zhvillimet. Mundësinë e vazhdimit të masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës e shohin edhe njohësit e integrimeve evropiane.
Sipas tij, BE-ja mund të vazhdojë status-qou e masave për shkak të hapave të fundit të qeverisë në lidhje me ndalimin e dinarit dhe shpronësimet në veri.
KosovaPress ka pyetur edhe në Bashkimin Evropian se a do të hiqen masat ndaj Kosovës, pas dorëzimit të raportit të shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili u paralajmërua se javën e ardhshme do t'i dorëzohet vendeve anëtarë. Mirëpo, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.