Qeveria nis procedurat për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt
Lajme
Lexohet për: 2 min.
vitia-total-181224
1 orë më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës nisi procedurat për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt në vlerë 27.9 milionë euro. Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën iu dha drita e gjelbër edhe koncept-dokumentit për zhvillimin e kornizës rregullative të tregjeve financiare të Kosovës dhe dy marrëveshjeve ndërkombëtare në vlerë 70 milionë euro.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se me ndërtimin e Spitalit të Ferizajt do të rriten kapacitetet infrastrukturore dhe shërbimeve paraklinike në këtë komunë si dhe ato përreth.

Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se me miratimin e koncept-dokumentit për zhvillimin e kornizës rregullative të tregjeve financiare do të zhvillohet edhe më tej ekonomia e Kosovës.

Ai prezantoi edhe dy marrëveshje ndërkombëtare mes ministrisë që drejton, KfW, Frankfurt Am Main dhe kompanisë regjionale Pastrimi për projektin “Zhvillimi Urban i Përshtatshëm për Klimën II.

Murati tha se njëra marrëveshje është grant kurse tjetra kredi e butë në vlerë 70 milionë euro.

Por, ai ngriti shqetësimin se ky projekt mund të dështojë për shkak se Komuna e Prishtinës ka shpall tenderë për kontraktimin e shërbimeve të njëjta që ofron kompania Pastrimi.

Sipas tij, kryeqyteti duhet të rishqyrtojë ky vendim dhe të mbështetet kompania regjionale Pastrimi për fuqizim të kapaciteteve.

Krahas këtyre, ekzekutivi miratoi edhe Projektligjin për inspektoratin qendror të shëndetësisë si dhe Projektligjin për prodhimin, kultivimin, grumbullimin, përpunimin, tregtimin, kontrollin e duhanit, produktet e duhanit dhe produktet e ndërlidhura.

Po ashtu u emërua Luan Sylaj, drejtor ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në Ministrinë e Bujqësisë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024