Qeveria në detyrë themelon Fondin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Qeveria në detyrë themelon Fondin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor
qeveria1234
02/06/2026 - 10:25
Linku u kopjua

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka themeluar Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës. Ky vendim është marr në mbledhjen elektronike që ka mbajtur mbrëmë ekzekutivi në detyrë, raporton KosovaPress.

Themelimi i këtij fondi është paraparë me Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 400,000.00€ (katërqind mijë euro), për zbatimin e Marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Si dhe janë ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 153,000.00€ (njëqind e pesëdhjetë e tre mijë euro) me qëllim të mbështetjes së realizimit të tri (3) eventeve në kuadër të "OctoberTech" - iniciativë që bashkon ngjarjet më të mëdha të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026