Qeveria ndan 4.2 milionë euro për barnat e listës esenciale
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka ndarë 4.2 milionë euro për blerjen e barnave nga lista esenciale, deri në fund të këtij viti. Ministri i Financave tha se kjo po bëhet duke marrë parasysh nevojën për barnat esenciale dhe pas kërkesës së Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Pogromi legjislativ i Qeverisë do të plotësohet me shtimin e projektligjit për maturën shtetërore, tha kryeministri i Kosovës, ndërsa shtoi se me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të draftligjeve po shtyjnë atë për shërbimin e jashtëm.

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit përmes së cilit, u tha se rregullohet mbrojta e konsumatorit, përgjegjësitë e tregtarit, përgjegjësitë e konsumatorit në blerjen e produkteve dhe shërbimeve, si dhe adresohen çështje të tjera të ndërlidhura me këto.

Në këtë mbledhje, kabineti qeveritar ka krijuar këshillin organizativ për të shënuar përvjetorin e 110 të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në krye të së cilit u vendos ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Ekzekutivi ka miratuar edhe Draftin e Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e qenve me dhe pa pronar në Republikën e Kosovës për vitet 2022-2028.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024