Qeveria miratoi programin për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike
Lexohet për: 1 min.
Qeveria-e-Kosovës-IH-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës në formë elektronike në të cilën ka miratuar disa pika. Përmes një komunikate bëhet e ditur se është miratuar programi për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike për periudhën 2023-2024, i cili u prezantua sot gjatë ditës.

Gjithashtu është miratuar kërkesa e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ndarje të mjeteve buxhetore në vlerë prej dy milionë e pesëqind mijë euro për zbatimin e Masës 4.3 – Mbështetja e Kulturës dhe Sportit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Bëhet fjalë për mbulesën e shumës së garancisë për cedimin e të drejtave ekskluzive të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, në rast se kandidatura e Kosovës shpallet e suksesshme për mirëpritjen e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030.

Gjithashtu është bërë e ditur se është miratuar programi për zbatimin e Strategjisë së Energjisë së Kosovës për periudhën 2022-2025.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025