Qeveria e Maqedonisë së Veriut parashikon që këtë vit t’i shpenzojë mbi 144 mijë euro, para të qytetarëve për të blerë ushqime luksoze të klasit të partë.
Për t’u furnizuar me të gjitha këto produkte, Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta ka nënshkruar disa kontrata me kompani të ndryshme dhe atë për: Produkte nga mishi i thatë, produkte nga mishi i freskët i pulës, fruta, perime dhe zarzavate, si dhe disa lloje të kafesë.
Ajo që bie në sy në kontratat e nënshkruara nga Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, është se nga kompanitë kërkohet që furnizimet të bëhen me produkte të klasit të parë.
Dërguam pyetje konkrete në Qeveri:
Ndërsa përgjigja e shkurtër dhe pa detaje konkrete e Qeverisë ishte:
“Lidhur me pyetjen tuaj theksojmë se furnizimi bëhet për të gjitha furnizimet të cilat janë nën kompetenca të Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, ndërsa i japin shërbim edhe presidentit të shtetit, kryetarit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera shtetërore. Ju njoftojmë se marrëveshje kornizë të nënshkruara ka çdo vit, sipas marrëveshjes, malli tërhiqet në mënyrë të njëpasnjëshme, varësisht prej nevojës”, thonë nga Qeveria.
– Kafe esspreso dhe lloje të tjera të kafesë – 2.950.000 denarë / mbi 48.000 euro,
– Fruta-perime – 2.100.000 denarë / mbi 34.200 euro,
– Produkte të mishit të thatë – 1.470.000 denarë / rreth 24.000 euro,
– Fruta-perime për Vilat në Ohër – 577.500 denarë / mbi 9420 euro.