Qeveria e Kosovës mbështet Këshillin Kombëtar Shqiptar me rreth 17 mijë euro
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 16.880 euro në mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre avokuese. Këshilli Kombëtar Shqiptar merret ekskluzivisht me çështjet e shqiptarëve në Serbi, specifikisht, simbolet shqiptare, gjuhën dhe shkrimin shqip, arsimin dhe informimin. Ndryshe, Qeveria e Kosovës kishte ndarë 31.530 euro për mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit më 26 mars 2024.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024