Magjistralja Prishtinë-Podujevë ka filluar punimet në vitin 2016, ndërsa pretendimet ishin që kjo rrugë të kryhet brenda tri vjetëve, por edhe më sot ato ende nuk kanë përfunduar në tërësi.
Kjo po u shkakton telashe pjesëmarrësve në trafik, të cilët qarkullojnë në këtë rrugë pothuajse çdo ditë.
Durmishi pati deklaruar se bëhet fjalë për një kallëzim penal që e ka bërë një operator ekonomik, i cili është ankuar në kohën kur janë nënshkruar kontratat për rrugën Prishtinë-Podujevë.
Sipas tij, kallëzimi penal është i pabazuar dhe se ka vendime të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP-së) për këtë çështje, dhe dokumente të cilat janë publike që dëshmojnë pastërtinë në këtë proces. Hyseni theksoi se punimet në magjistrale do të vazhdojnë, pasi bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm.