“Po vazhdojnë të zhvillohen punimet për instalimin e ndriçuesve "Flood Lights" në stadiumin kryesor të Kampit Nacional në Hajvali. Po ashtu, është duke u punuar me intensitet të lartë për ndërtimin e tribunave veriore dhe jugore, projekt ky i financuar nga FIFA Forward dhe UEFA HatTrick”, ky është njoftimi që Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar sot në lidhje me punimet në Kampin Nacional në Hajvali.
Kampi Nacional është një nga projektet më të mëdha që FFK po realizon gjatë këtyre viteve. Ky kamp po shfrytëzohet për ngjarje dhe organizime të ndryshme, duke përfshirë edukimin e trajnerëve, zhvillimin e programeve në bashkëpunim me UEFA dhe FIFA, siç janë Grassroots, TDS, Ëomen's Development, Elite Youth, Futbolli në Shkolla dhe Futbolli për Shkolla.