Punëtorët teknik të QKMF-së në Malishevë nga e mërkura hyjnë në grevë
Lexohet për: 1 min.
punetoret e qkmf
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Punëtorët teknik të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë nga e mërkura e ardhshme do të hyjnë në grevë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Azemi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se këta punëtorë nuk do të punojnë më me 275 euro.

Ata po kërkojnë që paga e tyre të jetë 405 euro.

“Punëtorët teknik të QKMF së  në Malishevë nuk punojnë më me 275 euro ata nga e mërkura fillojnë me protesta dhe greva , kur paga do të jetë sikurse te tjerët 405 euro, atëherë pushojnë grevat dhe protestat”, ka shkruar Azemi në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024