Punëtorët e sigurimit fizik kërkojnë kthimin në KEK
Lexohet për: 2 min.
KEK
1 vit më parë
Linku u kopjua

Punëtorët e sigurimit fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar sot (e hënë) para objektit të kësaj kompanie dhe të Qeverisë së Kosovës. Ata kanë kërkuar kthimin si punëtorë të KEK-ut dhe jo të tenderohen vazhdimisht siç thanë jashtëligjshëm në sektorin privat. Si shenjë pakënaqësie ata hodhën edhe vezë para zyrave të KEK-ut në kryeqytet.

Përfaqësuesi i punëtorëve të sigurimit fizik në KEK, Nexhat Murati tha se ata janë një departament që i takon KEK-ut, andaj nuk duhet të tenderohen në sektorin privat, pasi po e pasurojnë vetëm oligarkët.

Ndërkaq, kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica tha se sigurimi fizik në KEK padrejtësisht po tenderohet në sektorin privat. Ai kërkoi nga Qeveria që të realizojë atë që ka premtuar sa ka qenë në opozitë.

Protestuesit në duar mbanin pankarta me mbishkrimet “Qeveri më parë kur ishit në opozitë na thatë se kemi të drejtë, po sot!”, “Tenderi pasuron vetëm një pronar, ndërsa ne jemi një shoqëri e cila i takon KEK-ut”.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Prej vitit 2004 punëtorët e sigurimit fizik në KEK tenderohen në sektorin privat./KosovaPress/

https://kosovapress.com/admin/protestojne-punetoret-e-sigurimit-fizik-ne-kek-2/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024