Qindra punëtorë të KEK-ut protestuan të premten para zyrave qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës, duke kërkuar rritjen e pagave.
Të organizuar nga Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, ata akuzuan për bordin ekzekutiv të KEK-ut dhe menaxhmentin se po i mashtrojnë punëtorët e kësaj korporate.
“Të nderuar punëmarrës ne me juve do të jemi të vendosur dhe nuk do të lëshojmë pe në këtë drejtim. Por, edhe një gjë po iu them se nuk do t’ia plotësojmë dëshirat që të bëjnë biznese me prodhimin e energjisë elektrike. Nuk do t’ia plotësojmë këtë dëshirë asnjëherë. Ne jemi duke menduar se disa individ, apo bordi i KEK-ut po dëshiron të na imponojë grevën, e cila nuk do të anashkalohet asnjëherë”, tha ai.
Në anën tjetër, nënkryetari i Sindikatës së KEK-ut, Selatin Sadiku akuzoi kryeshefin e pezulluar të KEK, Nagip Krasniqi, i cili është në paraburgim për dyshime për keqpërdorime në KEK se ka gënjyer punëtorët për rritje të pagave, por, siç tha edhe ka vjedhur.
Krahas kësaj, punëtorët e KEK-ut marshuan edhe deri te objekti i Qeverisë së Kosovës për t’i paraqitur kërkesat e tyre./KosovaPress/