Punëtorët akuzojnë KEK-un për tenderë: “Stop dallavereve, edhe ne kemi fëmijë”
Lexohet për: 2 min.
protesta-kek-301023
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shoqata Sindikale “Siguria Fizike” në KEK kanë protestuar të hënën para zyrave të kësaj korporate në Prishtinë. Ata kanë kërkuar kthimin si punëtorë të KEK-ut dhe jo të tenderohen vazhdimisht siç theksuan jashtëligjshëm në sektorin privat.

Kryetari i kësaj shoqate, Nexhat Murati  tha se do të mbajnë grevë me datën 13 nëntor, pasi që sipas tyre janë informuar që KEK-u së shpejti do të shpall tenderë të tjerë në mënyrë të paligjshme.Ai theksoi se do të mbajnë grevën nën tendë para zyrave të KEK-ut.

Ndërsa kryetari i  Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica tha se arsyeja e kësaj proteste të shpejtë është, sepse departamenti i sigurisë fizike është huazuar për 3 vjet në vitin 2004 dhe në vitin 2007 është dashur të kthehet në KEK.

Për më tepër, kryetari i Sigurimit fizik të KEK-ut Nexhat Murati ka përmendur me emër zyrtarët e KEK-ut lidhur tenderët. Ai tha se Imer Dragusha po shpallë tenderë të paligjshme për përfitime të tij personale, e ai do të dalë në pension për një javë.

Njëri nga organizatorët, Astrit Berisha tha për KosovaPress se protestuesit po kërkojnë të drejtat e tyre dhe sipas tij do t’i thonë stop padrejtësisë “boll janë tall me neve, edhe ne kemi fëmijë’./A. Shala/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025