Puna e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2023 është karakterizuar nga vendimmarrja në kundërshtim me Kushtetutën, thuhet në raportin e Institutit të Kosovës për Drejtësi, që u publikua të premten.
Hulumtuesi në IKD, Naim Jakaj, tha se legjislativin e ka përcjell edhe mungesa e transparencës në çështje kyçe të punës, derisa të zgjedhurit e popullit shpesh herë kanë përdorur gjuhë joparlamentare, homofobe dhe seksiste.
Jakaj po ashtu tha se Kuvendi ka zhvilluar punimet pa planifikim adekuat, derisa s’ka pas as efikasitet në miratimin e Projektligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.
Ndërkaq, potencoi se Kuvendit gjatë vitit 2023 keqpërdori edhe mekanizmin e thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për miratimin e pikave të rregullta të rendit të ditës./KosovaPress/