Publikohet teksti ku mbi 40 familje distancoheshin nga Maliq e Fatmir Sheholli
Lexohet për: 1 min.
Sheholli11
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Në kohën e luftës 44 familje ishin distancuar nga familja e Maliq Shehollit, thuhet në një tekst të gazetës “Bujku”, i cili u shfaq në emisionin “Debat Plus”.

Në këtë tekst thuhet se 44 familjarë “në pajtim me anëtarët e familjeve, përgjithmonë distancohen nga veprimet e Maliq e Fatmir Shehollit”, transmeton KosovaPress.

Arsyeja e këtij distancimi ishin dyshimet se të dy kanë qenë në shërbim të pushtuesit serb në kohën e luftës në Kosovë.

Për ta mbrojtur shefin e tij, reagoi Milazim Gashi, i cili tha se punon në organizatën Instituti për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike (IAMN), ku si drejtor shërben Fatmir Sheholli.

Kryetari i bordit të kësaj organizate, Milazim Gashi, tha se Fatmir Sheholli punon edhe për instanca shtetërore.

“Fatmir Sheholli është strukturë e shtetit të Kosovës, ai është bartës i informatave të caktuara, klasifikuara, e shfrytëzojmë atë në instancën e dijes së tij çka ka punu”, tha ai, ndërkohë që moderatori theksoi se ka informata që Sheholli nuk punon për AKI-në ashtu si pretendoi ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024