Publikohet sot raporti për trajtimin e rasteve të dhunës në familje nga gjykatat
Lexohet për: 1 min.
Pallati i Drejtesis foto nga Jasir Zeqiri (19)
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Misioni i OSBE-së në Kosovë do të publikojë sot raportin e trajtimit të rasteve të dhunës në familje nga ana e gjykatave, me fokus në respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut për gjykimin e drejtë.

Raporti bazohet në analizën e 141 rasteve civile dhe penale të monitoruara nga OSBE-ja në vitin 2023 dhe njëherësh jep rekomandime praktike për të ndihmuar institucionet për adresimin e mangësive të identifikuara.

Në këtë ngjarje, e cila fillon nga ora 10:00, do të flasin shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, ministrja e Drejtësisë, njëherësh koordinatorja nacionale për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore Albulena Haxhiu, kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Rexhepi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj, zëvendëskryesuesja e Këshillit Prokurorial të Kosovës Jehona Grantolli. /KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024