Është publikuar harta më e detajuar tredimensionale e universit deri më tani, falë instrumentit spektroskopik “Dark Energy”. Harta tregon vendndodhjen e 7.5 milionë galaktikave.
Harta u publikua më 13 janar nga Laboratori Kombëtar Lawrence Berkeley i Kalifornisë, i cili po udhëheq kërkimin e universit. Krijimi i kësaj harte është rezultat i shtatë muajve të parë të hulumtimit, gjatë të cilëve është përdorur instrumenti i përmendur.
Astrofizikani i laboratorit të përmendur Julien Guy theksoi se është e mundur të shihet, siç tha ai, gjurmët e universit të hershëm dhe historia e zgjerimit të tij. Ky është vetëm fillimi i punës së këtij laboratori, i cili do të publikojë çdo muaj të dhëna për miliona galaktika të reja.
Kur të përfundojë kërkimi, që duhet të ndodhë në vitin 2026, harta duhet të përmbajë 35 milionë galaktika. Kjo do t'u sigurojë astronomëve një mori të dhënash të rëndësishme për kërkime të mëtejshme.
? #DarkEnergy Spectroscopic Instrument (DESI) Creates Largest #3D Map of the Cosmos ?????
— Berkeley Lab (@BerkeleyLab) January 14, 2022
??https://t.co/QPHrhYxv5o @desisurvey pic.twitter.com/dimPVO5cvl