Publikohen shpenzimet e LVV, PDK e LDK gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2021
Lexohet për: 2 min.
KQZ - Rezultatet (6 of 10)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar shpenzimet e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2021.

Lëvizja Vetëvendosje i prinë listës së shpenzimeve me afro 1 milion euro shpenzime (saktësisht 919 mijë e 408 euro), më pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës me 144 mijë e 871 euro shpenzime, pastaj Partia Demokratike e Kosovës me 144 mijë e 781 euro shpenzime.

“Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar dosjen e informimit publik për subjektet politike dhe kandidatët e zgjedhur që u takojnë Zgjedhjeve Lokale 2021. Duke u bazuar në nenin 43 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, KQZ, duke vepruar përmes Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, krijon dhe ruan një dosje të informimit publik e cila përmban: regjistrin e donatorëve të secilit subjekt politik; raportet e publikimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike të dorëzuara në KQZ dhe formularët e publikimit financiar për kandidatët e zgjedhur.  Të gjitha subjektet politike që certifikohen nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje janë të obliguara që brenda 45 ditësh pas ditës së zgjedhjeve të dorëzojnë raportin financiar të fushatës zgjedhore”, thuhet në komunikatën e KQZ-së.

Kjo dosje është e publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Raportet Financiare të Fushatave Zgjedhore, ose në vegzën direkte: https://www.kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-financiare-te-fushatave-zgjedhore-te-audituara/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025