Publikimi i bisedës mes Kusarit dhe Radoiçiqit, deputetja e LDK-së kërkon dorëheqjen e Qeverisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi ka reaguar të hënën pas publikimit të një audio-incizimi ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe terrositit, Milan Radojçiq.

Deputetja nga radhët e LDK-së, Krasniqi ka vlerësuar se kjo bisedë përveç që shpërfaq gënjeshtrat publike, tregon se mund të kenë negociuar edhe shumë tema tjera. Për këtë ajo ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë Kurti duke e vlerësuar si ‘Turpi i këtij vendi”.

“Asgjë e re për qeverinë që 4 vite punoi për ta favorizuar Serbinë. Kjo bisedë përveç që shpërfaq gënjeshtrat publike, tregon qartë se përveç për veteranët këta me “Zemljakën” mund të kenë negociuar edhe shumë gjëra tjera. Milani, Igori, Albini, Mimoza e gjithë Qeveria Kurti le të komunikojnë për ta sjellë Radojcicin para drejtësisë por jo mbi interesat e Republikës së Kosovës sepse populli nuk do ta fal këtë. Keni mashtruar e ndërtuar tradhëtarë fiktiv për të ardhur në pushtet dhe për ta dëshmuar që jeni vet “Esat Pasha”. Dorëheqje. Jeni turpi i këtij vendi”, ka shkruar Krasniqi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024