PSHDK shënon 33-vjetorin e themelimit, demokristianët shtylla e Kosovës
Lexohet për: 2 min.
Zef Morina
1 vit më parë
Linku u kopjua

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK) sot ka shënuar 33-vjetorin e themelimit të saj, me ç’rast u ndanë mirënjohje për kontribut-dhënësit dhe themeluesit e kësaj partie.

Kryetari i PSHDK-së, Zef Morina tha se elita politike duhet të qëndrojë e bashkuar me miqtë e Kosovës, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ruhet sovraniteti.

Ndërsa, kryetari i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nark Ndoka u shpreh se 33 vjet të Partisë Demokristiane janë i gjithë kontributi që ka dhënë për Kosovën në formimin e saj shtetëror. Ai tha se demokristianët kanë arritur të jenë shtylla kurrizore e popullit shqiptar.

Me këtë rast, e pranishme ishte edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e cila tha se rrugëtimi i demokristianëve është rrugëtimi kur robëria kalon në liri.

PShDK: Qeveria të kordinohet me SHBA-në dhe BE-në që të mos përshkallëzohet situata - KosovaPress

Ndërsa ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni tha se PSHDK-ja vazhdon të jetë një vlerë e pazëvendësueshëm e politikës në Kosovë. 

Hyseni, derisa ka kritikuar qeverinë  aktuale në vend, theksoi se Kosova ka nevojë për subjektivitet të fuqishëm ndërkombëtar.

Edhe nënkryetari i Alternativës, Reshat Nurboja tha se shteti i Kosovës ka nevojë për një parti si Partia Shqiptare Demokristiane.

Ndryshe, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), u themelua më 4 nëntor 1990./KosovaPress

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Morina: Vendi do të ecë përpara me LDK e PShDK - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025