Paris St Germain do të shqyrtojë një lëvizje për Marcus Rashford këtë verë. Kuptohet se gjigantët francezë mund të rrisin interesin e tyre nëse marrin inkurajim që ylli i Manchester United është i hapur për lëvizje.
PSG ka qenë prej kohësh admirues i Rashford dhe mund të tentojë një lëvizje duke pasur parasysh të ardhmen e tij të pasigurt në “Old Trafford”. Ndërsa Man United nuk po kërkon në mënyrë aktive të shesë sulmuesin, “Djajtë e Kuq” mund të jenë të hapur ndaj një oferte të mirë për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve për nënshkrime të reja.
Kjo mungesë e formës i kushtoi atij me një vend në skuadrën e Anglisë për Euro 2024 me Anthony Gordon, Cole Palmer dhe Eberechi Eze që e kaluan atë në rendin e parë nën drejtimin e Gareth Southgate, raporton ‘talkSport’.
Paris Saint-Germain po përballet me një verë të rëndësishme teksa përgatitet për jetën pas Kylian Mbappe .Sulmuesi francez ka përfunduar një transferim te Real Madrid.