Kanë përfunduar që të dy ndeshjet e sotme të kthimit të Ligës së Kampionëve, ku Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund janë dy skuadrat e para që sigurojnë gjysmëfinalen e kësaj gare.
Pas më shumë se 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Camp Nou”, PSG e ka deklasuar Barcelonën duke e mposhtur 4:1, raporton KosovaPress.
Barcelona kishte fituar ndeshjen e parë në “Parc des Princes” me shifrat 3:2, ndërsa sot humbet 4:1 dhe eliminohet në çerekfinale nga PSG me shifrat 6:4.
Ndërkaq, në ndeshjen tjetër mes Borussia Dortmundit dhe Atletico Madridit triumfues dolën vendasit, ku ndeshja përfundoi me rezultat 4:2. Dortmundi e humbi ndeshjen e parë në “Wanda Metropolitano” me rezultat 2:1, ndërsa me fitoren e sotme, skuadra gjermane eliminon Atleticon në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 5:4.
Rezultatet finale:
Borussia Dortmund 4:2 Atletico Madrid