PSG-Dortmund, formacionet zyrtare të ndeshjes së kthimit
Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Parc des Princes” do të jetë nikoqir i ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-German dhe Borussia Dortmund.
Ndeshja e parë që u zhvillua javën e kaluar në “Signal Iduna Park” të Gjermanisë përfundoi me fitore minimale 1:0 të Dortmundit, raporton KosovaPress.
Dortmundi do të synojë ta mbrojë rezultatin dhe ta gjej rrugën drejt finales, ndërsa PSG do ta kërkojë me çdo kusht përmbysjen dhe ta mposht skuadrën gjermane për t’u kualifikuar në finale të kësaj gare.
Sa i përket ndeshjes së sotme, te PSG nuk do të paraqiten Hernandez, Kimpembe, Kurzawa dhe Rico, kurse te Dortmundi mungojnë Bensebaini dhe Duranville.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
Paris Saint-Germain (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Mendes; Ruiz, Vitinha, Zaire-Emery; Dembele, Mbappe, Ramos
Borussia Dortmund (4-2-3-1): Kobel; Maatsen, Schlotterbeck, Hummels, Ryerson; Can, Maatsen; Sancho, Brandt, Adeyemi; Fullkrug