Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich do të ndeshen të martën në një përballje të madhe në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ku pritet një duel mes dy prej skuadrave më të forta evropiane.
Skuadra franceze ka siguruar kalimin në këtë fazë pas një paraqitjeje bindëse kundër Liverpoolit, duke triumfuar me rezultat të përgjithshëm 4-0 në çerekfinale. Paraprakisht, PSG kishte eliminuar edhe Chelsean në raundin e 16-tave me rezultat të thellë 8-2 nga të dyja ndeshjet.
Në ndeshjen vendimtare, Luis Diaz dhe Michael Olise realizuan në minutat e fundit për të siguruar kualifikimin për Bayernin, pavarësisht reagimit të Real Madridit që kishte kaluar në epërsi falë golave të Arda Guler dhe Kylian Mbappe.
Parisi do ta ketë në dispozicion Vitinhan pasi portugezi u rikuperua nga një dëmtim në thembër.Sa i përket Bayernit, Tom Bischof dhe Lennart Karl janë dy shqetësimet e tyre pasi kanë shfaqu probleme muskulare.
Ndeshja PSG -Bayern do të fillojë në orën 21:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Parc des Princes”.