14 korriku është shumë më tepër se një datë për ne francezët. Është simbol: mishërim i lirisë, kundër arbitraritetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Është gjithashtu një simbol i kohezionit kombëtar me ballot që organizohen në të gjithë Francën dhe me paradën tradicionale ushtarake, dëshmi e vendosmërisë së kombit francez për të mbrojtur veten dhe aleatët e tij.
Arsyeja e parë që e bën vitin 2024 një vit shumë të veçantë për ne: janë Lojërat Olimpike dhe Paralimpike që do mbahen së shpejti në Paris dhe në të gjithë Francën, madje edhe në Oqeanin Paqësor!
Lojërat e Parisit 2024 kanë gjithashtu kërkesa të pashembullta sociale. Për herë të parë u miratua një kontratë sociale dhe sindikatat u përfshinë aty që nga dita e parë. Aksidentet në kantiere janë pjesëtuar me 5 dhe janë ofruar 400 mijë vende falas për të rinjtë, shkollat dhe vullnetarët.
Për herë të parë në histori, në këto lojëra Olimpike do të ketë një numër të barabartë sportistësh femra e meshkuj dhe do të ketë një rritje të ndjeshme të sportisteve femra për Lojërat Paralimpike me pothuajse 2000 garuese, dy herë më shumë se ato të mbajtura në Sidnej.
Organizimi i Lojërave në Paris, është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të ndarë përvojën tonë me Kosovën, e cila do të organizojë Lojërat Mesdhetare të vitit 2030. Unë llogaris në potencialin e Agjencisë Franceze për Zhvillim, një prej agjencive më të rëndësishme të zhvillimit në botë, për t'i ofruar Kosovës gjithë mbështetjen që i duhet.
Franca qëndron përkrah Kosovës, popullit të saj, të gjitha komuniteteve të saj.
Ne kemi hapur edhe Institutin Francez, të fokusuar në një punën e jashtëzakonshme të Alliance Française dhe do të na mundësojë të punojmë më drejtpërdrejt me qytetarët. Kurset e gjuhës frënge do të fillojnë në shtator dhe nëpunësit civilë kosovarë do të mund të përfitojnë gjithashtu nga ato falë statusit të Kosovës si anëtar i asociuar i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Gjithashtu do të ofrohen edhe kurse për të mësuar gjuhën shqipe dhe serbe.
Ky Institut i ri është gjithashtu një urë tjetër bashkëpunimi. Një shembull i kësaj është inaugurimi më 16 korrik në Pejë, në kuadër të festivalit Anibar i një projekti trajnimi të 60 të rinjve kosovarë për ndërmarrësi në lëmine e imazheve të animuara, multimedia dhe video lojëra. Së bashku me ANIBAR dhe Akademinë e Animacionit, Instituti Francez, do t'i mbështes këta të rinj në projektet e tyre më se premtuese!
Ndonëse ky vit është tejet i veçantë, sigurisht që kjo nuk nënkupton se gjithçka fillon në vitin 2024. Përkundrazi, për më shumë se një çerek shekulli Franca është e pranishme në Kosovë, duke ofruar ndihmë materiale, morale, financiare dhe politike. Ne po ndërtojmë mbi këtë themel të fortë sepse, siç theksoi kryeministri, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij gjatë festës sonë kombëtare, Franca është një mike e vjetër.
Prandaj me plot besim, me shumë entuziazëm për marrëdhëniet midis dy vendeve tona, dua ta përmbyll këtë mesazh me formulën tradicionale të 14 korrikut: rroftë Franca dhe rroftë Kosova.