Pse është mirë të hani një banane para se të flini?
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Edhe pse jemi mësuar të hamë banane në mëngjes, për një meze të lehtë apo në situata kur vërejmë se kemi nevojë për sheqer, është e dobishme t'i hamë ato edhe në mbrëmje.

Bananet mund të ndihmojnë me pagjumësinë, sipas praktikuesit alternativ të shëndetit, Alan Mandell.

Ai këshillon që në rast të pagjumësisë, të hani një banane gjysmë ore para se të flini, në mënyrë që të zgjoheni të freskët.

Kjo frutë është plot me vitaminë B6, e cila vepron duke shndërruar aminoacidin triptofan, i rëndësishëm për gjumë të mirë dhe humor, në serotonin, një neurotransmetues që kontrollon sekretimin e melatoninës në gjëndrën pineale në tru.

Melatonina, e njohur si hormoni i gjumit, kontrollon orën tonë të brendshme dhe për shkak të sekretimit të shtuar të saj, ne ndihemi të përgjumur në mbrëmje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025