Pse duhet të konsumoni sa më shumë mandarina
Lexohet për: 2 min.
mandarina 900x600
1 vit më parë
Linku u kopjua

Mandarinat me shijen e tyre të ëmbël dhe të thartë sigurojnë një të tretën e nevojës ditore për vitaminë C, si dhe përmbajnë substanca që kanë veti anti-inflamatore dhe antioksiduese.

1.Janë të pasura me antioksidantë

Antioksidantët ndihmojnë në mbrojtjen e trupit kundër radikalëve të lirë, përndryshe mund të çojë në oksidim. Oksidimi mund të nxisë plakjen dhe sëmundjet.

2.Sistemi imunitar më i mirë

Duke pasur parasysh që përmbajnë një përqindje të lartë të vitaminës C, ato mund të përmirësojnë sistemin imunitar. Vitamina C është një antioksidant që rrit funksionin e qelizave imune. Përmirëson integritetin e lëkurës dhe indeve.

Studimet kanë treguar se mandarinat mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të mëlçisë.

3.Ato ndihmojnë në rënien në peshë

Duke pasur parasysh se janë një burim i rëndësishëm fibrash dhe japin një ndjenjë ngopjeje për një kohë më të gjatë, mandarinat ndihmojnë në humbjen e peshës.

Ata zvogëlojnë dëshirën për të ngrënë më shumë ushqim. Mjekët kanë zbuluar se konsumimi i mandarinave ndihmon në uljen e insulinës sepse sheqeri në fruta shndërrohet në energji.

Ato gjithashtu zvogëlojnë rrezikun e gurëve në veshka. Nivelet e ulëta të citratit në urinë mund të shkaktojnë formimin e disa llojeve të gurëve në veshka.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024