Intervistuesit pothuajse gjithmonë pyesin pse dëshironi të punoni në kompaninë e tyre. "Pse doni të punoni këtu?", është një nga pyetjet më të shpeshta të intervistës. Nuk mjafton të thuash që puna duket e mirë ose kompania është e mrekullueshme. Është e rëndësishme të jeni të qartë se çfarë duhet t'i ofroni punëdhënësit nëse do të punësoheshit.
Këshilla për të dhënë përgjigje të mirë
Hulumtoni kompaninë: Vizitoni ueb faqen e kompanisë dhe profilet në rrjetet sociale! Kontrolloni nëse kanë artikuj të publikuar në media, apo ndonjë intervistë të dhënë nga ndonjë pjesëtar i kompanisë! Duke qenë kaq të përgatitur jua mundëson të përgjigjeni në mënyrën më të mirë të mundshme në këtë pyetje.
Jini të drejtpërdrejtë: Edhe pse duhet ta bëni ndërlidhjen e aftësive tuaja, mos ekzagjeroni!
Jini të shkurtër: Jini të shkurtër kur komentoni se çfarë bën kompania! Nuk duhet ta teproni dhe të thoni gjënë e gabuar gjatë intervistës.
Disa shembuj se si mund të përgjigjeni
Shembull: "Kjo kompani është e njohur për shërbimin që ka ndaj klientëve dhe produktet e saj. Mendoj që, përvoja ime në këtë fushë i përshtatet më së shumti profesionalizmi që e keni ju si kompani."
Është përgjigje e mirë sepse: Kjo përgjigje i tregon punëdhënësit që keni hulumtuar paraprakisht për kompaninë. Por, i tregon edhe që jeni një përshtatje e mirë për kompaninë.
Kjo është një përgjigje e mirë sepse: tregon që jeni në gjendje dhe i keni të gjitha aftësitë e mundshme për të shkuar në vijë të kompanisë. Përveç që keni hulutmuar rreth asaj se çfarë bën kompania.
Vërejtje: Është diçka e tmerrshme të kërkoni punë nga një kompani, e që në fakt nuk ia keni idenë se çfarë bën ajo kompani.
Kjo është përgjigje mirë sepse: Tregoni që jeni shumë të entuziazmuar për të punuar në atë kompani dhe keni përshtypje aq të mira.
Çfarë nuk duhet të thoni?
Mos u fokusoni në përfitimet e kompanisë!
Mos filloni bisedë personale me intervistuesin!