Victor Osimhen pritet të fillojë para-sezonin me Napolin javën e ardhshme pasi asnjë klub nuk ka bërë ende oferta konkrete për nigerianin, i cili ishte lidhur me Arsenalin, Chelsean dhe Manchester Unitedin.
Trajneri i ri i Napolit, Antonio Conte mund të takohet me Victor Osimhen në Castel Volturno javën e ardhshme pasi asnjë klub evropian nuk ka bërë ende një ofertë zyrtare për të siguruar shërbimet e sulmuesit, raporton KosovaPress.
Asnjë klub nuk duket i gatshëm të paguajë 130 milionë euro për Osimhen, dhe mund të jetë e vështirë të gjesh kandidatë të përshtatshëm edhe nëse De Laurentiis ul çmimin në 100 milionë euro.
Conte është i përgatitur të ndajë shoqërinë me sulmuesin, por nëse asnjë klub nuk ndërhyn gjatë ditëve në vijim, Osimhen do të duhet të fillojë para-sezonin me Napolin të enjten, më 11 korrik 2024.
Sipas “Il Corriere dello Sport”, Arsenali preferon Viktor Gyökeres sesa Osimhen edhe nëse ata gjithashtu e konsiderojnë klauzolën prej 100 milionë eurosh të sulmuesit të Sportingut shumë të lartë. Megjithatë, Gyökeres ka një pagë më të ulët se Osimhen, kështu që “Topçinjtë” janë të fokusuar tek ai aktualisht.
Chelsea, nga ana tjetër, ka ndryshuar objektivat e tyre të transferimit pas emërimit të italianit Enzo Maresca, ndërsa Manchester United ka vënë syrin te Joshua Zirkzee dhe do të vazhdojë të mbështetet te ish-ylli i Atalantas, Rasmus Hojlund, veçanërisht pas konfirmimit të Erik ten Hag në krye të “Old Trafford”.
Sidoqoftë, gjiganti i Ligue 1 duket më i interesuar për shokun e skuadrës së Osimhen, Khvicha Kvaratskhelia dhe tashmë ka zhvilluar bisedime me agjentin e anësorit, duke irrituar Napolin.