PSD pyet kryeministrin Kurti: Kur do të përjashtohet ministrja Nagavci
Lexohet për: 2 min.
368058632_664145685880610_5808815587517802192_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

“990 ditë mungesa pa arsye” është mbishkrimi i Partisë Socialdemokrate në objektin e Ministrisë së Arsimit. Përmes këtij aksioni simbolik u kritikua ministrja Arbërie Nagavci, ku u tha se përgjatë tërë këtyre ditëve ka mungesa të paarsyeshme dhe nuk është përjashtuar nga shefi i saj, Albin Kurti.

Donjeta Demolli nga Partia Socialdemokrate, teksa komentoi rezultatet e testit PISA, tha se pushteti aktual gjatë mandatit të saj nuk ka asnjë lajm të mirë në fushën e arsimit.

PISA publikon rezultatet, Kosova pothuajse e fundit në listë - KosovaPress

Ajo tha se Qeveria Kurti po tenton ta shtypë sindikalizimin dhe të disiplinojë mësimdhënësit kur ata kërkojnë paga më të larta.

PDK për rezultatet e PISA-s: Ministrja Nagavci të jap dorëheqje - KosovaPress

Pas aktivitetit të PSD-së, Demolli tha para mediave se ministrja Nagavci e ka mbrojtjen e kryeministrit Kurti.

Demolli shtoi se pushteti aktual nuk po realizon as premtimet që i kishte dhënë dikur.

Lushaku e LDK-së: Rezultatet e PISA-s dëshmojnë degradimin e fushës së arsimit - KosovaPress

“Ky dështim e afekton edhe fëmijën, e afekton edhe pavarësimin e gruas edhe papunësinë edhe ekonominë e vendit, mirëpo e kemi një ministre e cila nuk punon tash e 990 ditë. Gjendja me testet shkollore është gjendje që e shfaq që kjo ministre është e pa interesuar dhe është e paaftë të bëjë çfarëdo veprimi i cili do të zhvillonte arsimi në Kosovë”, përfundoi ajo.

Ky është arsyetimi i ministres së Arsimit për rezultatet e dobëta në testin PISA - KosovaPress

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024