PSD me aksion: Prokurori i Shtetit, i kapur nga VV
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
PSD me aksion: Prokurori i Shtetit, i kapur nga VV
PSD - aksioni
17/03/2026 - 11:39
Linku u kopjua

“Prokurori i Shtetit, i kapur nga VV”, kështu u tha sot në aksionin e Partisë Socialdemokrate para objektit ku ndodhet zyra e Prokurorit të Shtetit.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për siç tha ai, kapjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Molliqaj tha se kjo është një lëvizje strategjike e VV-së për të kontrolluar procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit dhe rekrutimin e prokurorëve.

Ai paralajmëroi se zgjedhja e një presidenti të afërt me VV-në mund të legjitimojë këtë kontroll dhe të ndikojë gjithashtu në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Molliqaj bëri thirrje për reagim të shoqërisë dhe institucioneve për të mbrojtur pavarësinë e organeve të drejtësisë.

“Arsyeja kryesore pse Albin Kurti e do presidentin e vet është për të zgjedhur kryeprokurorin për shtatë vite. Organi i akuzës po i mungon; nuk po i kryen punë më policia, por po i duhet edhe prokuroria”, tha ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026