PSD: Aktivisti Adem Megjuani është në ndalim 48 orësh
Lexohet për: 1 min.
adem-megjuani
2 vite më parë
Linku u kopjua

Partia Socialdemokrate ka njoftuar se aktivisti i tyre Adem Megjuani në orën 9:00 i është përgjigjur thirrjes së policisë për intervistim lidhur me incidentin që ndodhi në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Të njëjtit prokurori i rastit i ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orëve.

Për PSD-ndë, kjo masë nuk i përmbush asnjërën prej kushteve të parapara me Kodin e Procedurës Penale për shqiptimin e saj.

“Mënyra se si ka vepruar prokurori i rastit përbën abuzim të pushtetit të tij e shkelje të të drejtave të aktivistit tonë. Joproporcionaliteti i veprimeve të prokurorisë është proporcional vetëm me nevojën e pushtetit për të disiplinuar veprimet opozitare të PSD-së. Partisë-shtet i ka penguar pjesëmarrja masive e njerëzve në protestë. Menjëherë nisën me gjueti shtrigash. Sot kanë vazhduar me arrestime. Propaganda policore që kishte për qëllim ta kriminalizoj një protestë paqësore, po përkthehet me përndjekje”, thuhet në komunikatën e PSD-së.

https://kosovapress.com/admin/protestohet-kunder-shtrenjtimit-te-rrymes-psd-propozimi-i-zrre-se-nuk-do-te-kaloje/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bjane-lenduar-tre-zyrtare-policore-nisin-hetimet-pas-protestes-se-psd-se/
https://kosovapress.com/admin/psd-do-te-ftoje-ne-takim-partite-opozitare-rezistence-te-perbashket-kunder-shtrenjtimit-te-rrymes/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024