Sekuestrohen armë e municion në Prishtinë, arrestohen disa persona
Siguri
Lexohet për: 1 min.
PK
2 orë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar disa persona dhe ka sekuestruar armë zjarri e sasi të konsiderueshme municioni, në dy lokacione të ndara mbrëmjen e së martës në Prishtinë.

Sipas njoftimit, një automjet në “Rrugen B” kishte tentuar t’i shmangej ndalimit policor por Policia e kishte arritur atë dhe aty kishte gjetur dy armë zjarri.

“Në rastin e dytë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një i dyshuar posedonte armë, policia me shpejtësi ndërmori një operacion në një lokal në rrugën ‘Kadri Zeka’ në lagjen Kalabria në Prishtinë,  me ç’ rast arriti të ndalojë të dyshuarin dhe të sekuestroj një armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këto raste, Policia e Kosovës ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale "Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës".

Tre të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024