PS e PD në Shqipëri me rezoluta për situatën në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
kuvendi-i-shqiperise-560x404
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën plenare me një minutë heshtje për rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të vendit.

Fillimisht nga Partia Demokratike është bërë e ditur se kanë depozituar në Kuvend një rezolutë në mbështetje të asaj të Kuvendit të Kosovës.

Pastaj edhe nga Partia Socialiste kanë thënë se kanë gati një draftrezolutë.

Kryetarja Lindita Nikolla, ka bërë të ditur se të mërkurën do të mbahet Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare, për të shqyrtuar dy rezolutat e paraqitura nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, mbi ngjarjet në veriun e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024