Protestojnë zjarrfikësit, Beka: Gjendja jonë është alarmante
Lexohet për: 2 min.
zjarrfiksat-141223
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zjarrfikësit kanë protestuar në shenjë pakënaqësie për mos plotësimin e kërkesave të tyre për kushtet e punës dhe mos kompensimin e rrezikshmërisë. Zjarrfikësit kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për kërkesat e tyre, dhe ‘kërcënuan’ qeverinë me protesta më radikale në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka tha se gjendja në të cilën punojnë zjarrfikësit është alarmante dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme. Ai tha se presin  nga qeveria që t’i ftojë në takim dhe janë të obliguar të bëjnë zgjidhje.

Beka theksoi se as qeveria e tashme e as qeveritë tjera nuk kanë bërë asgjë për zjarrfikësit.

Po ashtu kryetari i Sindikatës, Beka tha se zjarrfikësit nuk pajtohen me vendimin e qeverisë për eliminimin e zjarrfikësve nga rrezikshmëria, sipas tij edhe numri i zjarrfikësve dhe buxheti për vitin 2024 duhet të shtohet.

Sindikata e zjarrfikësve të Kosovës ka marshuar nga parkingu i Pallatit të Rinisë deri tek Qeveria e Kosovës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025