Protestojnë punëtorët e sigurimit fizik: KEK jep tenderë të paligjshëm
Lexohet për: 2 min.
kekuu
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shoqata Sindikale “Siguria Fizike” në KEK kanë protestuar të hënën para zyrave të kësaj korporate në Prishtinë.

Ata kanë kërkuar kthimin si punëtorë të KEK-ut dhe jo të tenderohen vazhdimisht siç thanë jashtëligjshëm në sektorin privat.

Kryetari i kësaj shoqata, Nexhat Murati  tha se kërkojnë një takim urgjent me menaxhmentin e KEK-ut për të mos hyrë në grevë më datën 13 të këtij muaji.

“Ne i kërkojmë KEK-ut një takim urgjent, për të na dhënë një mundësi që mos të futemi në grevë nga data 13 të këtij muaji. Ne po kërkojmë drejtësi . Kemi marrë vesh që KEK-u po shpallë tenderë në mënyrë të paligjshme. Ne nuk kemi rrugëdalje tjetër përpos grevës që do ta mbajmë pikërisht këtu me një tendë  që e kemi marrë lejen nga komuna dhe policia e Kosovë”, tha Murati.  

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica tha se në KEK është bërë një tender i jashtëligjshëm.

“Arsyeja e kësaj proteste të shpejtë është, sepse ky departament është huazuar në vitin 2004 dhe në vitin 2007 që është dashur të kthehet në KEK. Është bërë një tender i jashtëligjshëm. Këta punëtorë kanë paga shumë të ulëta dhe sigurimi i KEK-ut nuk mund të jetë një sigurim i mirë ashtu siç mund të jetë brenda kompanisë së KEK-ut”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025