Studentë nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Prishtinës u grumbulluan këtë të hënë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të protestuar në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë zhvillimin e provimeve në gjuhën shqipe.
Me moton “Shqiptaria është me Shkupin”, protestuesit nisën marshimin drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë, duke mbajtur flamuj kombëtarë, pankarta dhe banderola me mbishkrimin “Ne jemi bashkë”.
Studentët deklaruan se protesta nuk ka karakter politik dhe kërkuan që të mos përdoret për qëllime partiake.
Ata theksuan se kërkojnë vetëm respektimin e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në proceset akademike në Maqedoninë e Veriut.“Ne nuk kërkojmë privilegje, por barazi dhe respekt për gjuhën tonë. Gjuha shqipe është identiteti ynë dhe amaneti i brezave”, deklaroi ai.
Në protestë morën pjesë studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.