Protestë në veri, kërkohet lirimi i Arsenijeviqit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
protestaa
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Qindra qytetarë serbë janë duke protestuar sot para objektit të policisë në veri të Mitrovicës, kundër arrestimit të liderit të 'Demokracisë serbe', Aleksandar Arsenijeviq që ka ndodhur të mërkurën pasdite.

Ata duke fishkëlluar vazhdimisht e herë-herë me thirrje kundër policisë, kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Arsenijeviqit, ndërsa mbanin në duar pankarta me mbishkrime në gjuhen serbe dhe anglisht me përmbajtje "EULEX cila rregull është kjo", “A është BE e shqetësuar", "Veç le të shkoj me radhë" , pankartë kjo me fotografi të kryeministrit Kurti, etj.

Protestuesit, në mesin e të cilëve edhe zyrtarë të "Listës serbe", nuk kanë lejuar qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë.

Protesta ka filluar në ora 10:00 dhe është duke vazhduar edhe në këto momente kur po raportojmë, dhe deri tani nuk ka ndonjë incident.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024