Protestë në Prishtinë kundër pushtimit rus të Ukrainës, kërkohet ndërprerja e luftës
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua
Sulmet e Rusisë dhe pamjet brutale në Ukrainë kanë nxitur edhe një protestë në Kosovë. Protesta u organizua pranë Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë, ku edhe u kërkua që shteti rus të ndal luftën në Ukrainë.
Marigona Shadiu nga Nisma për të drejtat e njeriut (YIHR), thotë se e gjitha kjo protestë është bërë për t’i treguar popullit të Ukrainës se populli i Kosovës është në mbështetje të tyre.
“Jemi mbledh këtu për një protestë për të kundërshtuar aksionet pushtuese të shtetit rus karshi Ukrainës, të cilat kanë filluar së fundi edhe sigurisht për të bërë një thirrje si qytetarë të Kosovës që kjo luftë të ndalohet menjëherë dhe të gjitha trupat ushtarake të Rusisë të tërhiqen nga territori i Ukrainës. Gjithashtu përmes kësaj proteste ne solidarizohemi me popullin e Ukrainës, mirëpo edhe me qytetarët rus, të cilët po e kundërshtojnë regjimin rus dhe që po kërkojnë ndërprerjen e luftës, po luftojnë për paqe edhe brenda Rusisë”, ka thënë ajo.