Protestë kundër mbetjeve toksike, protestuesit bllokojnë portin e Durrësit
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Rreth 2100 tonelata mbetjesh industrial pritet të mbërrijnë në Shqipëri mbrëmjen e së hënës.

Mbetjet dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese, të paketuara në 102 kontejnerë, shkruan organizata joqeveritare amerikane Rrjeti i Aksionit të Bazelit.

Partia Demokratike, ambientalistë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë kanë organizuar një protestë kundër anijeve që pritet të mbërrijnë pas dyshimeve se ato përmbajnë mbetje të rrezikshme.

Ata kanë bllokuar hyrjen e portit të Durrësit me një pankartë ku shkruhet “Mbetje të rrezikshme, qeveri toksike”.

Dhjetëra efektivë të policisë së Durrësit po përcjellin mbarëvajtjen e protestën. /EuronewsAl

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024