Grupi organizativ i protestës "Asnji cent ma shumë", ka njoftuar se protesta e radhës kundër vendimit të ZRrE-së do të mbahet më datë 22 shkurt, ditë e marte, duke filluar nga ora 12:00, në sheshin "Zahir Pajaziti".
Sipas njoftimit, protesta përfundon te ndërtesa e Qeverisë dhe ka dy kërkesa kryesore; anulimin e vendimit të ZRrE-së për vendosjen e bllok tarifës dhe nacionalizimin e KEDS-it.
Të dashur/a qytetarë/e të Kosovës,
Ftoheni të merrni pjesë në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës në Kosovë më datën 22 shkurt 2022, e marte nga ora 12:00 në Prishtinë.
Vendimi i marrë nga ZRrE-ja i shkon për shtat veç sektorit privat, i cili vazhdon të pasurohet, pavarësisht krizave,. E gjithë kjo në kurrizin tonë. Sipas propozimit, çmimi i energjisë për bizneset nuk rritet fare. Kjo i bie se një familje mesatare në Kosovë që synim e ka jetesën apo edhe mbijetesën, paguan edhe për bizneset që synim e kanë qarkullimin e fitimin.
KEDS-it nuk i mjaftojnë 17 milion euro fitim në vit por e ka bërë argat ZRrE-në dhe Qeverinë e Kosovës që nga ky vit kësaj kompanie private t’i shumëfishohet fitimi. E gjithë kjo nga buxheti, edhe ashtu i dërrmuar, i qytetarëve/eve të Kosovës.
Andaj, ju ftojmë që të martën, duke filluar nga ora 12:00, të mlidhemi e ta kundërshtojmë këtë padrejtësi të radhës ndaj nesh. Protesta nisë tek sheshi "Zahir
Pajaziti" dhe përfundon tek ndërtesa e Qeverisë dhe ka dy kërkesa kryesore:
2. Nacionalizimi i KEDS-it
Dil e protesto!