Protesta kundër Trendafilova, 48 orë ndalim për aktivistët e arrestuar të PSD-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjashtë aktivistë të Partisë Socialdemokrate, përfshirë kryetarin Dardan Molliqaj, janë ndaluar për 48 orë nga prokuroria, pas protestës së sotme kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova në Prishtinë.

“Prokuroria ka vendosur që kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, Zgjim Hysenit, Nol Nushit, Agron Kabashit, Korab Korçës dhe Gent Brahimit t'iu jep masën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

PSD një vendim të tillë e quan politik dhe të padrejtë, pasi në këtë mënyrë po provohet të ndalet zëri opozitar dhe të relativizohet padrejtësia e Gjykatës Speciale.

“Për PSD-në ky vendim është i papranueshëm dhe kërkojmë lirimin e aktivistëve tonë”, përfundon njoftimi.

Ndryshe, në dhunë ka eskaluar protesta e organizuar nga Partia Socialdemokrate kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e cila gjatë qëndrimit në Kosovë po zhvillonte një takim me përfaqësues të shoqërisë civile.

Dhunë dhe arrestime, gjithçka çka ndodhi në protestën e PSD-së kundër Trendafilovës - KosovaPress

Anëtarë të PSD-së porsa përfunduan fjalimet politike kundër Gjykatës Speciale, hodhën mjete shpërthyese dhe tymuese ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët  në numër të madh po e ruanin objektin ku po mbahej takimi i Trendafilovës me shoqërinë civile.

Kjo nxiti reagimin e njësive më elite të policisë të cilët arrestuan kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj dhe pesë anëtarëve të tjerë të kësaj partie. Policia shpërndau pjesën tjetër të protestuesve përmes gazit lotsjellës dhe sprejt, ku nuk kursyen as gazetarët, me ç’rast disa prej tyre edhe u lënduan.

Paraprakisht, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se kryetarja e Dhomave të Specializuara është e padëshiruar në Kosovë, pasi e njëjta ka një qëllim politik që me paraqitë UÇK-në si ndërmarrje e përbashkët kriminale.

Ai tha se sa herë që Kosova është afër marrëveshjeve të këqija me Serbinë ka përndjekje të ushtarëve të UÇK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024