Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës përmes FOTOGRAFIVE
Lexohet për: 2 min.
Protesta-nga-PSD-15-of-69
2 vite më parë
Linku u kopjua

Qindra qytetarë iu bashkuan protestës së Partisë Socialdemokrate (PSD).

“Ju e rrisni çmimin, ne rezistencën” , “Ndryshimi i madh veç n’faturë t’rrymës”, “Krejt dhe padrejtë”, ”Krejt dhe shtrenjtë” “Krejt rroga n’rrymë”, “Albin mashtruesi”, janë disa nga pankartat që protestuesit mbanin në duar teksa ecnin nëpër sheshin “Zahir Pajaziti” e për tu ndalur tek objekti i Qeverisë së Kosovës.

Teksa përshkonin rrugën për tek objekti i qeverisë, protestë kjo që në krye kishte kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj, ata brohoritën “Albin rrenci”, “Albin hajni”.

Me të arritur tek objekti organizatorët dhe protestuesit hasën në rezistencën e policisë, pasi që këta të fundit nuk lejonin që fjalimi të mbahet nga shkallët e hyrjes së kësaj ndërtese.

Aty u pa edhe njësia speciale.

Pas rezistencës, me një “marrëveshje” polici dhe protestues, organizatorët u lejuan ta mbanin fjalimin, nga ku Molliqaj e quajti frikacak kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Më poshtë sjellim fotografi nga protesta:

https://www.youtube.com/watch?fbclid=IwAR3F1x1CWNWYf6CpB5BtQ7TQ2XVwCxPq2d9O4toP-57WJ-jzU70-tGjLCno&v=kcXmJP9cVEQ&feature=youtu.be
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024