Mijëra protestues u mblodhën sot në rrugët e Amsterdamit, duke kundërshtuar masat e vendosura nga qeveria holandeze kundër koronavirusit dhe fushatës së vaksinimit.
Sipas Reuters, një numër i madh furgonash policie patrulluan lagjet ku protestuesit marshuan me pankarta dhe çadra të verdha.
Protestuesit e mbledhur, siç thuhet, kanë luajtur muzikë, kanë brohoritur parulla kundër qeverisë dhe më pas kanë bllokuar qarkullimin.
Kryeministri Mark Rutte njoftoi të premten rihapjen e dyqaneve, parukerive dhe palestrave për shkak të presionit të madh publik.
Që nga fillimi i epidemisë, në vend janë raportuar më shumë se 3.5 milionë infeksione me koronavirus dhe 21.000 vdekje.
Në mesin e dhjetorit, qeveria urdhëroi mbylljen e shumë sektorëve, mbylljen e dyqaneve të panevojshme, parukerive dhe salloneve të bukurisë dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve.