Propaganda serbo-ruse synon dëmtimin e Kosovës, ‘KosovoOnline’ qendër e dezinformimit
Lexohet për: 4 min.
oktapus-221223
1 vit më parë
Linku u kopjua

Propagandat e bëra nga mediat ruse dhe serbe në Kosovë kanë për qëllim dëmtimin e sovranitetit të Kosovës, bllokimin e integrimit të serbëve të Kosovës dhe dëmtimin e imazhit të Kosovës. Përveç kësaj, ka për qëllim diskreditimin e personaliteteve të larta dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të tensionit ndëretnik.

Kështu u tha në konferencën “Propaganda mediatike serbe dhe ruse në Kosovë”, e organizuar nga Instituti për Studimin e Kërcënimeve Hibride “Octopus”, derisa u prezantua hulumtimi mbi ndikimin e mediave serbe dhe ruse në imazhin e Koosvës.

Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, derisa prezantoi analizën e realizuar, përmendi mediumet si "Kosovo Online", "Sputnik" dhe "RT", për të cilat tha se ndikojnë më së shumti në përçarjen e komunitetit serb dhe shqiptar, apo edhe në sulmin e institucioneve qendrore.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Ai theksoi se kanë identifikuar dy hipoteza të cilat kanë të bëjnë me propaganda ruse për të sulmuar dhe sjellë përçarje në Evropë. Ndërkaq, potencon se hipoteza tjetër ka vërtetuar se  “propaganda serbe gjithmonë insiston në agjendën e saj për të treguar se institucionet e Republikës së Kosovës janë jofunksionale”.

"Influenca ruse dhe serbe në Ballkan shtrihet kryesisht nëpër media dhe sidomos në Kosovë. Ne i kemi targetuar disa nga to të cilat në plotni kontrollohen nga shteti dhe financohen nga shteti por edhe në aspektin strategjik e taktik udhëhiqen nga shteti. Ato që më së shumti i kemi identifikuar që ndikojnë në përçarjen e komunitetit serb dhe shqiptar apo në sulmin e institucioneve qendrore janë ‘Kosova Online’, ‘Rusia Today’ dhe ‘Sputnik’...", tha Musliu.

Ndërkaq, hulumtuesi i lartë në Octopus, Taulant Elshani tha se mediumi elektronik “Kosovo Online” rezulton si qendër mediatike e propagandës sistematike kundër Republikës së Kosovës, sipas tij me qëllim dëmtimin e interesave shtetërore të Kosovës.

Elshani theksoi se "Kosovo Online" poston çdo ditë lajme të rrejshme, artikuj me përmbajtje të theksuar fyese  ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve tjera. Ai shtoi se ky medium përmes metodave të ndryshme bën fushata kundër liberalizmit të vizave, derisa shton se përmban artikuj për hapjen e frikës, krijimin e një klime pa sigurie dhe çështje të tjera në dëm të Kosovës.

"'KosovoOnline’ poston  çdo ditë lajme të rrejshme, artikuj me përmbajtje të theksuar fyese  ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve tjera, fushata kundër liberalizmit të vizave... Artikuj me përmbajtje për hapjen e frikës, krijimin e një klime pasigurie, nxitjen e përçarjes së spektrit politik në Kosovë e të një artikulli të mbrëmjes së 24 shtatorit, i cilësuar tashmë gjerësisht si lajm i rremë, tentonte të nxiste urrejtje duke paraqitur një audiomaterial të Policisë së Kosovës, gjoja duke refuzuar t’i ndihmonin një të lënduari serb”, potencoi Elshani.

Nga autorët e hulumtimit “Propaganda mediatike serbe dhe ruse në Koasovë”, u potencua një ndër lajmet e rrejshme që është publikuar në mediumin ‘Kosovo Online’, në ditën e sulmit terrorist të 24 shtatorit.

https://kosovapress.com/octopus-lajmet-e-rreme-nga-serbia-e-rusia-synojne-te-demtojne-imazhin-e-kosoves/

Sipas tyre, këtë ditë, ky medium e paraqet një audiomaterial të Policisë së Kosovës dhe pretendon se aty po thuhet “Edhe sikur të vdes asgjë”, që paraqitet si neglizhencë e policisë ndaj një të plagosuri serb. Ata shtojnë se ky medium serb nuk ka asnjë fakt, pjesë të audio materialit apo diçka tjetër që e mbështet pretendimin e tij se në atë komunikim po neglizhohet një i plagosur serb.

Në hulumtimin e Octopus “Propaganda mediatike serbe dhe ruse në Kosovë” thuhet se Rusia e përdorë median për të sponsorizuar fuqinë e saj dhe gjurmëve në fushën e mediave për të arritur qëllimet e veta që kanë të bëjnë me glorifikimin, shtyrjen dhe influencën e elementeve destabilizuese të politikës së saj./Z.Zeneli/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024